LifeStyle

“Rrezik për të krijuar armiq”, Horoskopi javor nga Paolo Fox: Shenja që do të mbetet “trokë”

DASHI: Kjo do të jetë një javë elektrizuese për të lindurit në shenjën e Dashit. Ju presin sfida të shumta dhe herë pas here mund të keni edhe përplasje me të tjerët. Do t’ju krijohet përshtypja se po viheni vazhdimisht në provë. Vetëm e mërzitshme nuk mund të quhet kjo javë. Me raste, do t’ju duhet të merrni vendime të vështira. Faktori kohë nuk është në favorin tuaj, për gjithçka duhet të vendosni shpejt.

DEMI: Yjet ju këshillojnë që t’i merrni gjërat me radhë, ju që i përkisni shenjës së Demit. Keni plane afatgjata dhe durimi është aleati juaj më i mirë. Mos e humbni besimin, nëse nuk shihni përparim të menjëhershëm, vazhdoni të punoni për të arritur qëllimet tuaja. Bëni kujdes me financat, disa shpenzime të papritura mund t’jua vështirësojnë punën. Shmangni blerjet e panevojshme.

BINJAKËT: Të lindurit në shenjën e Binjakëve janë në pozita të vështira. Jeni të fiksuar në objektivat tuaja dhe yjet do t’ju mbështesin deri në realizimin e tyre. Por bëni kujdes që të mos u shkelni të tjerëve në kallo. Veproni me kujdes pa krijuar armiq, ka nga ata që janë gati t’ju pengojnë në rastin e parë që do t’u jepet. Ata që kanë një marrëdhënie në krizë do të bëjnë mirë të kërkojnë pak hapësirë ​​për të reflektuar më mirë se çfarë duhet të bëjnë, pa u përfshirë nga emocionet.

GAFORRJA: Do të ndiheni këtë javë më të lodhur se kurrë, ju që i përkisni shenjës së Gaforres. Ritmi i punës jua shteron energjitë dhe vapa e verës nuk ju ndihmon aspak. Në ditët në vijim pritet një periudhë më e qetë, e cila do t’ju lejojë të karikoni pak bateritë. Do të keni mundësi të rivlerësoni situatën tuaj profesionale, gjithmonë pa dalë jashtë caqeve. Hëpërhë mos merrni detyra të tjera përsipër.

LUANI: Të lindurit në shenjën e Luanit ndihen të lodhur duke vepruar gjithmonë sipas rregullave. Dëshironi të lini mënjanë paragjykimet në lidhje me atë që është e drejtë të bëni dhe të ndiqni instinktet tuaja, të kërkoni të vërteta të reja në vende të panjohura. Përfitoni më të mirën nga një situatë e keqe tani për tani, kërkoni mundësinë e duhur për t’u rebeluar në heshtje. Zemra do t’ju rrahë më fort në fund të qershorit, por është një situatë kalimtare. Besojini partnerit tuaj.

VIRGJËRESHA: Ju presin momente të paharrueshme ju që i përkisni shenjës së Virgjëreshës. Fundi i qershorit ju ofron takime emocionuese dhe të paprecedentë, gati për të ndryshuar verën tuaj për mirë. A mund të ketë dikë të veçantë mes njerëzve të rinj që hyjnë në jetën tuaj, i cili është personi i duhur për të krijuar një të ardhme? Shijojeni momentin, por veproni me maturi, do të ketë kohë për të bërë plane.

PESHORJA: Një re nervozizmi qëndron mbi të lindurit në shenjën e Peshores. Ndikimi negativ i yjeve ju bën nervozë, ndonjëherë grindavecë. Fare lehtë mund të përfshiheni në diskutime të kota, me sa duket të gjithë thonë fjalët e gabuara për t’ju ngacmuar nervat. Duhet të kaloni pak kohë vetëm. Shkëputuni një moment nga të tjerët dhe bëni paqe me veten, për të kuptuar se cili është shkaku i këtij nervozizmi.

AKREPI: Të lindurit në shenjën e Akrepit duhet të mësojnë të dalin nga guaska e tyre. Mundohuni të jeni më të hapur dhe më të kuptueshëm me ata që ju rrethojnë, pa pritur që gjithmonë të dalë fjala juaj. Në ditët në vijim mund të keni të reja në sferën e dashurisë. Bëni kujdes, sepse mosbesimi juaj i tepruar mund t’ju çojë në dështim. Jepni një mundësi dashurisë.

SHIGJETARI: Qielli u jep forcë të lindurve në shenjën e Shigjetarit. Ju presin sfida të forta në ditët në vijim, por do të keni mundësi pafund për të treguar sa vleni njëherë e përgjithmonë. Yjet do t’ju ndihmojnë që të jeni më të vendosur dhe të tregoheni më të guximshëm, por gjithsesi do t’ju duhet t’i bëni disa sakrifica. Diçka po ju pengon që të hidhni hapin përfundimtar, është koha për të bërë një zgjedhje.

BRICJAPI: Ditë të vështira i presin të lindurit në shenjën e Bricjapit. Gjërat nuk po shkojnë mirë si në familje edhe në sferën e ndjenjave. Disa tensione të vjetra rindizen lehtësisht. Tregohuni të duruar dhe veproni me maturi. Sa herë që ndodhin mosmarrëveshje, mos jini ju ai që i hidhni benzinë ​​zjarrit. Kërkoni mbështetje edhe jashtë familjes, mos e bluani gjithçka brenda vetes.

UJORI: Do të ndiheni këtë javë të zemëruar me njerëzit përreth jush dhe do t’u mbani mëri. Çdo rast duket i mirë për të risjellë të shkuarën, përplasjet e vazhdueshme e bëjnë të pamundur përparimin konkret, si në sferën private ashtu dhe në punë. Paratë duket se nuk janë kurrë të mjaftueshme dhe lista e shpenzimeve sa vjen e shtohet. Keni nevojë për të ardhura shtesë dhe për një periudhë pushimi. Bëni durim, korriku do të jetë pak më i mirë.

PESHQIT: Yjet ju këshillojnë që të jeni vigjilentë këtë javë, ju që i përkisni shenjës së Peshqve. Me siguri që do të gjeni rrugën e duhur për të ngjitur shkallët e karrierës. Varet nga ju sa do të jeni në gjendje të përfitoni nga mundësitë që do t’ju ofrohen. Fati favorizon më të guximshmit. Yjet po ju buzëqeshin, duhet të veproni shpejt, nuk ka kohë për të humbur. Mjaft bëtë kompromise në dashuri, mos u merrni me kujtimet e ëmbla, mos harroni synimet që i keni vënë vetes për të ecur përpara.