LifeStyle

FOTO/ Jennifer Lopez tërheq vëmendjen në Javën e Modës në Milano me paraqitjen e saj elegante

Jennifer Lopez vijoi turin e saj të Javës së Modës në Milano, teksa të mërkurën u largua nga hoteli ku po qëndron në qytet.

Këngëtarja 57-vjeçare tërhoqi vëmendjen me një veshje elegante, e përbërë nga një fund i shkurtër me printe leopardi, një pardesy në të njëjtin stil dhe taka të larta.

Jennifer e kompletoi pamjen me një çantë të zezë dhe syze dielli, ndërsa përshëndeti fansat teksa po nisej për një tjetër ditë të mbushur me modë.

Paraqitja e J-Lo vjen pasi ajo ishte ndër yjet kryesore që mbërritën në eventin Vogue World të martën në mbrëmje.

Këngëtarja tërhoqi të gjitha vëmendjet me elegancën e saj tipike hollivudiane, duke ekspozuar linjat e saj në një fustan të zi me dekolte të theksuar nga Dolce & Gabbana.

Fustani, në stil korseje dhe pa rripa, u kombinua me doreza elegante transparente, një varëse të spikatur në ngjyrë argjendi dhe smeraldi, si dhe këpucë me majë që i shtuan edhe më shumë gjatësi.

Me shumë gjasë, Jennifer do të marrë pjesë të mërkurën edhe në sfilatën e Brunello Cucinelli. Ajo dhe ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck, kanë qenë prej kohësh fansa të kësaj shtëpie mode.

Ndërsa të premten, Jennifer do të udhëtojë drejt Kanës, në Francë, për ceremoninë e NRJ Music Awards.

Të Ngjashme