Vala e të nxehtit dhe shtimi i pushuesve kanë rritur ndjeshëm fluksin e pacientëve në repartin e Pediatrisë pranë Spitalit Rajonal të Vlorës.
Të lidhura
None found
Sipas mjekes Rita Llanaj, e cila shërben në këtë pavijon, numri i vizitave ditore ka arritur në dhjetëra.
Konkretisht, regjistrohen rreth 70 deri në 80 vizita në ditë dhe afro 35 shtrime, ku më të prekur janë fëmijët që vuajnë nga virozat e stinës, çrregullime të frymëmarrjes, reaksione alergjike dhe pickime insektesh.
Mjekja thekson se ndër pacientët ka edhe shumë fëmijë të ardhur nga zona të tjera ose turistë që po kalojnë pushimet në qytet, të cilët shfaqin simptoma të ndryshme të lidhura kryesisht me temperaturat e larta dhe ekspozimin në ambient.
Profesionistët e shëndetit rekomandojnë që të evitohet qëndrimi në diell gjatë orëve më të nxehta dhe të kërkohet menjëherë asistencë mjekësore nëse fëmijët manifestojnë temperaturë të lartë, frymëmarrje të vështirësuar apo shenja të tjera alarmante.
