Biznese të ndryshme shqiptare nga 20 vende të botës u mblodhën këtë të premte në Prishtinë.
Secila nga to, shpalosi produktet dhe shërbimet e tyre para pjesëmarrësve.
E gjithë kjo ngjarje u organizua nga Rrjeti Global i bizneseve shqiptare.
Përveç pronarëve të bizneseve të ndryshme, këtu u bashkuan edhe klasa politike në vend.
E atyre iu drejtua kryetari i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, Omer Nura.
“Me një rrjet që sot numëron mijëra biznese shqiptare në barë botës, me aktivitet cdo muaj në rritje dhe me një ekonomi të Kosovës që tashmë është shumë më e integruar në ekonominë Evropiane e botërore. Ekonomia e Kosovës në këto 12 vjet ka treguar që ne mund të prodhojmë të eksportojmë dhe të konkurrojmë por kemi parë që pa një urë të përhershme lidhje si ky rrjet që jemi sot potenciali shqiptar mbetet i copëtuar”, tha Nura.
Kurse kryetari i këtij Rrjeti në Kosovë, Shkelzen Jusaj i cili është njëkohësisht drejtuesi i Petrol Company, Shkelzen Jusaj kishte një kërkese për biznesmenët nga diaspora.
“Duke pasur parasysh që duhet të paguani vetëm 10% tatim , nuk do të paguani tatim në devident gjithashtu TVSH-ja përveç që është e kthyeshme në produktet që do të eksportohen nuk ka nevojë të paguhet TVSH, fuqia punëtore është shumë më e lirë se në Evropë se nga vendet që vini si dhe qirat dhe tatimi në qira, sigurisht Kosova ofron kushte më të mira se sa investimi në vendet tjera”, tha Jusaj.
E pranishme këtu ishte edhe ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari Lila.
“Jam këtu për të treguar gatishmërinë tonë në vazhdimësi për të qenë afër, për të ndikuar me politika progresive për bizneset tona. Jo pak sfida kemi kaluar së bashku, ne kapacitetin tim edhe mandatin tim 15 vite më parë edhe tani 15 vite pas, kur kemi sfida por edhe përparime”, tha ajo.
Për rëndësinë e kësaj ngjarjeje foli biznesmeni, Yll Blakaj.
“Është vlerë e shtuar mendoj për ekonomin shqiptare ku bizneset prodhuese bashkëpunojnë me bizneset e pranishme, për mundësit bashkëpunimi. Prezantojnë cka më shit dhe se çfarë kanë interes në të ardhmen me investu kështu që gjejnë gjuhë të përbashkët”.
