Lajme

Rudari: Droga që u kap në Pejë, mund të ketë qenë për eksport

Ish-shefi i njësitit të antidrogës në Policinë e Kosovës Naim Rudari, thotë se sasia e madhe që u kap të premten në Pejë, mund të ketë qenë e destinuar që të shitet jashtë Kosovës.

“Marihuana në vendin tonë tani konsumohet në masë jashtëzakonisht të madhe, por sasia e tillë e madhe që kultivohet mund të jetë edhe për tregun e jashtëm sepse sjell të ardhura më të mirë nëse transportohet dhe eksportohet në vendet tjera”, u shpreh ai.

“Nga bima e kanabisit, mund të përfitohet marihuana, hashashi dhe vaji i hashashit, mirëpo zakonisht produkti i parë që përfitohet është marihuana – mund të thahet dhe është mënyrë shumë e shpejtë e përfitimit”, shtoi Rudari në “Edicionin Special”.

Pas këtij aksioni, një person është arrestuar dhe gjashtë të tjerë janë vu në kërkim nga ana e policisë, teksa vlera e substancës së sekuestruar vlerësohet të jetë rreth 5 milionë euro.