Të qash disa herë gjatë javës mund të ketë përfitime reale për shëndetin. Kjo mund të ndihmojë në parandalimin e depresionit, lehtësimin e problemeve kronike dhe rritjen e vetëbesimit.
Psikologët thonë se lotët ndihmojnë në çlirimin e emocioneve negative, ulin stresin dhe kontribuojnë që trupi të qëndrojë në një gjendje më pozitive.
Sa herë në javë është e shëndetshme?
Dy deri në katër herë në javë.
Sipas studimeve, njerëzit që i lejojnë vetes të qajnë më shpesh përjetojnë më pak tension, ndihen më mirë në përgjithësi dhe madje vërejnë përmirësime edhe në punë dhe në marrëdhëniet e tyre.
