Ish-deputetja demokrate Flutura Açka ka sulmuar ashpër drejtuesin e kompanisë “Acromax Media”, e akuzuar nga një sërë mediash për censurë mediatike për llogari të aktorëve të ndryshëm, por dhe vetë pronarit Aldor Nini, në lidhje me rastin e rrjedhjes së videove intime në internet.
Nini është shfaqur në televizionin “A2 CNN” dhe sipas shkrimtares e ish-deputetes, ka mbrojtur kompozitorin Adi Hila, në dhomën e gjumit të të cilit janë regjistruar momente intime me personazhe të njohur të estradës dhe më pas janë publikuar në sajte për të rritur.
“Ky burri po mbron burrin, sa turp! Dhe në dorë të këtij është e gjithë Shqipëria, si i Akromaksit që është! Zoti Nini, sillet si burrë, trimi! Mos jeni gjë njëlloj, që bëni të tillë avokati të pabojë?!”, shkruan ish-deputetja Flutura Açka.

