Analisti Sadri Ramabaja ka reaguar ndaj protestave në Shqipëri, duke kritikuar veprimet që, sipas tij, cenojnë institucionet dhe monumentet e kulturës.
Në një postim, Ramabaja ka theksuar se protestat duhet të zhvillohen me arsye dhe përgjegjësi, pa u kthyer kundër simboleve kombëtare.
“Institucionet e Shtetit, sa edhe monumentet e kulturës, janë vetë Shteti; ato i përkasin Kombit, përjetësisë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Protesta asesi nuk guxon të degjenerojë dhe të kthehet kundër logjikës e arsyes së shëndoshë.
Institucionet e Shtetit, sa edhe monumentet e kulturës, janë vet Shteti; ato i përkasin Kombit, përjetësisë. Prandaj duhet të ruhen me xhelozi, vlerësohen e mirëmbahen.
Skena, si kjo e sotmja në Lezhë, ku përdhoset shpirti i Kombit – simboli i Lahutës së Malësisë, flet më shumë për degradimin e arsimit tonë.
