Lajme

Sali Berisha lëshon urdhërin/ Mblidhuni URGJENTISHT brenda javës, çfarë pritet?

Partia Demokratike ka përgatitur një udhëzim për reagimin lokal të kësaj strukturave të kësaj force politike, për të mbështetur qytetarët që kundërshtojnë propozimin e PS për hartën e re territoriale.

Udhëzimi është firmosur sot nga sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe nga sekretari për Pushtetin Lokal, Ylli Asllani.

Në udhëzim theksohet se objektivi është mbështetja e qëndresës qytetare, me qëllim që të mos aprovohet projekti qeveritar për zvogëlimin e numrit të bashkive.

NEWS  Donald Trump konfirmon: Ali Khamenei ka vdekur! Një nga njerëzit më të këqij në histori është vrarëNë dokument theksohet se versioni i paraqitur nga PD për një ndarje me 100 bashki është i duhuri.

Po ashtu, në udhëzim theksohet se degët e PD-së duhet të mblidhen urgjentisht brenda kësaj jave, sëbashku me këshilltarët bashkiakë, për të bashkërenduar qëndrimin e tyre me atë të qytetarëve protestues, si dhe për të mbështetur tubimet e tyre.

NEWS  Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas

Të Ngjashme