Lajme

Salih Zyba ia siguron ulësen e 51-të Vetëvendosjes, Bekë Berisha mbetet jashtë Kuvendit

Rezultatet e përmbledhura të zgjedhjeve tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 327,554 vota (44.69%) dhe 51 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

PDK ka fituar 150,078 vota (20.48%) dhe 23 ulëse.

Ndërsa LDK ka marrë 126,480 vota (17.26%) dhe 19 ulëse. AAK ka siguruar 51,045 vota (6.96%) dhe 7 ulëse.

Deputeti i 51-të i Vetëvendosjes rezulton të jetë Salih Zyba, çka ka ndikuar që Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të mbetet jashtë Kuvendit, duke humbur mandatin e deputetit.

Të Ngjashme