Bota

Sam Altman reagon pas dorëheqjen së Mira Muratit nga OpenAI

Mira Murati i ka dhënë lamtumirën pas 6 vite e gjysmë kompanisë ku ishte drejtuese teknike, OpenAI.

Pas një viti të vështirë në aspektin menaxherial, ku CEO u largua nga kompania dhe Mira Murati u emërua CEO, pastaj ai u rikthye, Sam Altman e bëri reagimin e tij publik, në X, aty ku Mira Murati dha lajmin.

Sam Altman reagon pas dorëheqjen së Mira Muratit nga OpenAI

Altman shprehu mirënjohjen e thellë për Mira Muratin dhe punën e saj, duke shkruar:

“Mira, faleminderit për çdo gjë!

Është e vështirë të tregohet me fjalë se sa shumë ka do të thotë Mira për OpenAl, misionin tonë dhe për të gjithë ne personalisht.

Ndjej mirënjohje të jashtëzakonshme ndaj saj për atë që ajo ka bërë, që na ka ndihmuar të ndërtojmë dhe realizojmë gjithçka, por mbi të gjitha ndjej mirënjohje personale ndaj saj për mbështetjen dhe dashurinë gjatë gjithë kohës, edhe në ditët e vështira. Pres me padurim se çfarë do të bëjë më tej.

Do të kemi më shumë për të thënë së shpejti, rreth planeve të tranzicionit, por tani për tani, dua të marr kohën për t`i thënë thjesht faleminderit!

Sam”, shkruan CEO i OpenAI.



/tiranapost