ShowBizzz

“Sapo e kuptova se…”/ Selin Bollati me shkrim të gjatë për Gimbon

Selin Bollati ka zgjedhur ta urojë publikisht partnerin e saj, DJ Gimbo, me një dedikim të gjatë në rrjetet sociale, me rastin e ditëlindjes së tij.

Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5” publikoi një fotografi të tyre së bashku, të realizuar gjatë periudhës së formatit, ndërsa krahas saj shkroi një mesazh personal për Gimbon.

“Sapo e kuptova se gjithçka mori kuptim. Kuptova sa thellë më do Zoti, sepse mes gjithë shpirtrave në këtë botë, Ai zgjodhi të të sillte ty tek unë. Bekimi im më i madh, vendi im më i sigurt dhe kujtesa më e ëmbël se sa me fat jam vërtet. Gëzuar ditëlindjen dashurisë sime, mikut tim më të mirë dhe numrit tim 11 me fat përgjithmonë… Të dua!”, shkroi Selin.

Historia mes Selin Bollatit dhe DJ Gimbos nisi gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP Albania 5”, ku njohja brenda shtëpisë u kthye gradualisht në një romancë.

Pas përfundimit të formatit, dyshja vijoi marrëdhënien edhe jashtë kamerave, duke u shfaqur shpesh së bashku në evente dhe në rrjetet sociale.

Dedikimi i fundit i Selin tregon se marrëdhënia mes tyre vazhdon, ndërsa urimi për ditëlindjen e Gimbos është pritur me reagime të shumta nga ndjekësit e çiftit.

Të Ngjashme