Sara Hoxha dhe Ledri Vula po shijojnë tashmë prej vitesh romancën e tyre, ndaj dhe pas kaq kohësh së bashku shpesh përflitet për një kurorëzim të dashurisë.
Megjithatë Sara teksa ka qenë e ftuar në një intervistë për”T7″, ka konfirmuar se nuk do të ketë dasmë.
“Jo. Nuk është e vërtetë nuk do martohemi këtë vit. Nuk kemi asnjë plan“- u përgjigj Sara.
Mirëpo, dëshira për të shtuar familjen dhe për t’a bërë vajzën e tyre Poem me një motër ose vëlla, është e madhe.
“Kemi menduar shpeshherë. Unë dëshirë kam të bëj dhjetë, por duke qenë se unë jam e vetmja që duhet t’i bëj nuk do ndodhë. (qesh) Duke parë duke bërë. Dëshira është shumë e madhe që Poi most ë mbetet fëmijë i vetëm. Unë kam qejf t’i bëj një motër duke qenë se e kam dashur gjithnjë një motër dhe nuk e kam patur”- tha Sara.
Gjithashtu, ajo ka folur edhe rreth gjërave të reja, projekteve e jetës personale.
Sara la të kuptohet se në verë do vijë me një projekt, por nuk e zbuloi se për çfarë bëhet fjalë. “Do e shikoni shumë shpejt, nuk mund të flasë akoma”-tha ajo.