ShowBizzz

S’e prisnim këtë përplasje mes Çiljeta Xhilagës dhe Gjergj Lekës… prej një fotoje me AI

Një foto e krijuar me inteligjencë artificiale ka shkaktuar një debat publik mes këngëtares Çiljeta Xhilaga dhe artistit Gjergj Leka.

Gjithçka nisi pasi në rrjetet sociale qarkulloi një imazh i montuar, ku pretendohej se Presidenti i Republikës i kishte akorduar Çiljetës titullin “Mjeshtre e Madhe e Punës”. Megjithatë, bëhej fjalë për një lajm të rremë të krijuar me AI.

Mes personave që reaguan ishte edhe Gjergj Leka, i cili e cilësoi postimin si “sarkazma e vitit”, duke shtuar se, nëse lajmi do të ishte i vërtetë, “do të ishte dita më e turpshme e presidentit shqiptar”.

Pas këtij reagimi, Çiljeta vendosi t’i përgjigjej publikisht, duke sqaruar se nuk kishte marrë asnjë dekoratë dhe se fotografia ishte e manipuluar.

“Qetësohu Gjergj… është thjesht një lajm i rremë. S’kam marrë asnjë dekoratë, por është e turpshme se si një artist si ty mund të shprehet në këtë formë me kaq mllef. Për çfarë kam kontribuar unë prej vitit 2000 e deri sot ka pak rëndësi për mua se sa vlerësohet. Kam plotësuar ëndrrat e mia duke kënduar, prezantuar dhe aktruar… Shëndet paç dhe uroj të të vijë pak turp nga vetja brenda ndërgjegjes tënde egoiste të errët që një shpirti artistik nuk i rri.”


Debati vijoi me një tjetër reagim nga Gjergj Leka, i cili theksoi se bën dallimin mes vlerësimit për njeriun dhe atij për kontributin artistik.

“Të vlerësoj për vajzën që je, por jo për çfarë ke dhënë për artin shqiptar. Janë dy anë të ndryshme të medaljes. Më bëhet zemra mal kur shoh që kohët e fundit jeta jote dhe shijet e tua muzikore kanë ndryshuar. Të uroj jetë e muzikë me vlera. Për sa i përket turpit që duhet të kem unë, e thënë nga ti më bën të qesh.”

Të Ngjashme