Lajme

Seanca në GJKKO! Haxhiu vr*u br*talisht kushëririn e tij Fridman Xhaferrin, dëshmon vëllai i vikimës: Babai

Seanca në GJKKO! Haxhiu vrau brutalisht kushëririn e tij Fridman Xhaferrin, dëshmon vëllai i viktimës: Babai i Laertit më tha që djali i tij s’ka lidhje me krimin
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit këtë të martë ka nisur procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, i cili nuk është ishte i pranishëm në këtë seancë dhe ka pranuar që të përfaqësohet nga dy avokatët e tij mbrojtës, Detar Hysi dhe Dritan Jahaj. Ndërsa raportohet se Gjykata në nisje të këtij procesi gjyqësore ka bërë me dije se ndodhet në fazën e administrimit dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve, ku sot ka dhënë dëshminë e tij, Xhuljano Xhaferraj, i cili është vëllai i Fridman Xhaferrajt, i vrarë në vitin 2021.

NEWS  Procedohen penalisht 11 persona për pengim të qarkullimit gjatë tubimeve të 22–23 qershoritXhaferraj, u shoqërua në GJKKO nga policia e burgjeve, i prangosur, pasi ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg” për vjedhje. Gjatë dëshmisë së tij, Xhuljano Xhaferraj, i cili është edhe kushëri me Laert Haxhiun, ka dëshmuar se kur i vëllai është vrarë, ai ka qenë në burg. “Kur më kanë vrarë vëllain kam qenë në burg. Kur jam liruar kishte tre ditë që ishte vrarë. E kishin identifikuar viktimën, por nuk ishin të sigurt. Më morën në pyetje, verifikuan që isha në burg dhe pas disa orësh mësova se ishte vëllai im”, ka deklaruar ai. I riu ka se rreth 20 ditë para ekzekutimit, ai ka komunikuar me Fridmanin, i cili kishte qenë në Elbasan me Lulëzim Spahinë dhe së bashku kishin planifikuar që të udhëtonin drejt Greqisë.

NEWS  “Më çuan njerëz te shtëpia” Koçeku zbulon mesazhet dhe telefonatat pas vendimit për t’u larguar nga PS“Vëllai tjetër ishte në Greqi. Fridmani ka qenë me Lulëzim Spahinë në Elbasan, do të nisej në Greqi me Lulëzimin. Kaq më treguan”, mësohet të ketë thënë ai. Sa i përket vrasjes, Xhuljano ka bërë me dije se ai ka komunikuar me babain e Laert Haxhiut, Qamilin, i cili i ka thënë që djali i tij nuk ka lidhje me vrasjen e Fridmanit.

NEWS  FOTO/ Reagimi i Vesa Lumës pas largimit të Stenaldo nga BBV: Nuk jemi ende gati si shoqëri“Nuk e di kush e vrau Fridmanin. Babai i Laertit, Qamili, më tha se djali i tij nuk kishte dorë dhe nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Jemi takuar rreth një muaj pas vrasjes, pasi kemi tokat afër. E pyeta për çfarë flitej, që Laerti kishte dhënë urdhër për vrasjen, por ai më tha se djali i tij nuk kishte lidhje. Unë nuk kam qenë fare i përfshirë. Kur flisja me vëllain, ai më thoshte të shihja hallet e mia dhe familjen time”, tha ai.

Të Ngjashme