Kryetarja e Kuvendi i Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë seancën për zgjedhjen e presidentit pak minuta pas fillimit të saj, duke bërë thirrje që deputetët të rikthehen në sallë në orën 23:00.
Ajo u kërkoi deputetëve të gjejnë hapësirë për të vazhduar procesin dhe për t’i dhënë vendit presidentin me mandat të plotë pesëvjeçar.
“Jam e detyruar ta ndërpres seancën dhe ju bëj thirrje deputetëve që në orën 23:00 të kthehen në seancë. Të gjejnë mënyrë që vendit t’i japin presidentin me mandat 5 vjeçar”, u shpreh Haxhiu.
