Shëndetësi

Sekreti i jetëgjatësisë “fshihet” në një frut

Një avokado në ditë heq yndyrnat e tepërta dhe i shton ato viteve të jetës sonë.

Për shkak të shijes së saj avokado është fruti i preferuar për të ngrënë për mëngjes, ose për të vendosur në një sanduiç.

Një avokado nuk duhet t’i mungojë përditshmërisë tuaj sepse ajo mbart vlera ushqyese të mëdha.

TS Poll - Loading poll ...

Përmirëson funksionin e trurit

Nëse zemra punon si ora, organet e tjera, si truri, do ta ndjekin shembullin.

Megjithatë, përmbajtja e luteinës së avokados është ajo që e bën atë kaq të vlefshëm në funksionin e trurit dhe më gjerë.

Një studim në Nutrients zbuloi se konsumi i saj rriti nivelet e luteinës në tru dhe përmirësoi funksionin njohës te të rriturit e moshuar.

Mbron shikimin

Përkatësisht, antioksidantët, si luteina, të avokados janë veçanërisht të dobishëm për shëndetin e syve.

Në të njëjtin studim të botuar në Nutrients, një rritje prej 25% në nivelet e luteinës u vu re në sytë e të moshuarve që hëngrën një avokado çdo ditë për gjashtë muaj.