Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe municion në shtëpinë e të dyshuarit në Skenderaj, i cili në rrjetet sociale kishte ekspozuar armë.
Policia ka bërë të ditur se pas veprimeve hetimore është identifikuar dhe lokalizuar i dyshuari ku më pas është kryer bastisja.
“Më datë 14.04.2026, mbi dyshimet e bazuara është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në zonën e Skenderajt. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë:-Tri armë të shkurta (pistoleta)-Dy armë të gjata -734 fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet nga policia
I dyshuari është intervistuar për posedim të paautorizuar të armëve dhe posedim te armëve me autorizim të skaduar. Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
