Lajme

Sekuestrohen mjete të mprehta, boksa metalikë dhe shufra metalike në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se, gjatë aktiviteteve policore të zhvilluara në “Qarshinë e Gjatë” në Pejë, janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e mjeteve të mprehta dhe pajisjeve të tjera.

Sipas Policisë, më 5 gusht 2026, gjatë kontrolleve në këtë lokacion, është vërejtur se nga shitësit ambulantë po shiteshin mjete të mprehta, boksa metalikë dhe artikuj të tjerë të ngjashëm.

Në bashkëpunim me inspektorët e tregut, zyrtarët policorë kanë sekuestruar një sasi të këtyre mjeteve.

Aktiviteti ka vazhduar më 12 gusht 2026, në të njëjtin lokacion, ku inspektorët e tregut, me asistimin e zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Pejë dhe duke përfillur procedurat ligjore, kanë kontrolluar shitësit ambulantë.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: 86 mjete të mprehta (briskë), 19 boksa metalikë, 2 shufra metalike, si dhe 3 futrolla thikash./teve1.info/

Të Ngjashme