Selin ka ndarë në Instagram një moment të ëmbël pranë të dashurit të saj, DJ Gimbo.
Në foton e publikuar në “Story”, dyshja shfaqet e përqafuar në një selfie para pasqyrës në ashensor, shkruan Indeksonline.
Krahas fotografisë, Selin ka shkruar: “He needed a hug”, duke e shoqëruar postimin me një moment të afërt mes çiftit.
Publikimi i saj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar afrimitetin dhe ëmbëlsinë e momentit mes Selin dhe DJ Gimbos.
