Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selina, ka zbuluar një moment interesant nga prapaskenat pas finales.
Ajo tregoi se menjëherë pas fitores është takuar edhe me bashkëshorten e Mirit, një takim që ka kaluar në mënyrë të qetë dhe pa tensione.
Selina la të kuptohet se gjithçka ishte në rregull mes tyre, pavarësisht komenteve të shumta që qarkulluan gjatë spektaklit për raportin e saj me Mirin.
Kujtojmë se Miri dhe Selina ishin ndër çiftet më të përfolura brenda shtëpisë,shkruan Kosovarja.
