Një gazetar nga media amerikane Axios thotë se një zyrtar i lartë amerikan ka mohuar se një nga anijet e saj është goditur nga raketat iraniane.
Ushtria iraniane më parë pretendoi se kishte penguar një shkatërrues të Marinës Amerikane të hynte në Ngushticën e Hormuzit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Fars, agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve, thotë se një anije u godit nga dy raketa ndërsa po lundronte nëpër Ngushticën e Hormuzit “në shkelje të sigurisë së trafikut dhe anijeve”.
Sipas pretendimeve të Fars, një anije amerikane u “detyrua të tërhiqej dhe të largohej nga zona”.
