Lajme

SHBA ngre alarmin: Shqipëria në shënjestër të Iranit dhe Rusisë, DASH zbulon kërcënimet

Shqipëria konsiderohet një nga vendet e ekspozuara ndaj kërcënimeve kibernetike nga aktorë të huaj si Irani dhe Rusia, sipas raportit më të fundit të Këshillit Këshillimor për Sigurinë Jashtë Vendit (OSAC), në varësi të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në raport përmenden sulmet kibernetike të kryera ndaj institucioneve shqiptare dhe faqeve online, duke u ndalur veçanërisht te aktivitetet që i atribuohen Iranit ndaj sistemeve shtetërore në Shqipëri.

NEWS  Nga 11 prilli nis zbatimi i plotë i sistemit Entry-Exit në BE, çfarë ndryshon për udhëtarëtDokumenti i sigurisë i DASH trajton edhe zhvillimet e brendshme politike, duke përfshirë protestat e zhvilluara gjatë vitit 2026. Sipas raportit, protestat nisën fillimisht kundër një projekti për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit, por më pas u zgjeruan me kërkesa politike kundër qeverisë, ndërsa disa tubime u shoqëruan me incidente dhune.

Megjithatë, raporti vlerëson se prania e grupeve apo forcave anti-amerikane në Shqipëri mbetet e kufizuar dhe se komuniteti ndërkombëtar përgjithësisht është i mirëpritur në vend.

NEWS  Bilanc tragjik brenda natës: Kush janë dy personat që mbetën të vrarë? Zbardhen prapaskenat e para.Sa i përket rrezikut të terrorizmit, DASH e klasifikon Tiranën në nivel mesatar kërcënimi, por thekson se gjatë dekadës së fundit nuk ka pasur sulme terroriste të suksesshme në Shqipëri.

Raporti përmend si rast të fundit të rëndësishëm një komplot të dyshuar të lidhur me Iranin ndaj anëtarëve të grupit opozitar iranian MEK në Shqipëri në vitin 2018, i cili u parandalua nga autoritetet shqiptare dhe çoi në arrestime.

NEWS  Tronditëse në Itali/ Ishte vrarë nga ish-partneri i saj, persona të panjohur hapin varrin e një modeleje 29-vjeçare dhe marrin kafkënNë lidhje me kriminalitetin, SHBA e vlerëson gjithashtu Tiranën me nivel mesatar rreziku, ndërsa nënvizon bashkëpunimin mes autoriteteve shqiptare dhe amerikane për luftimin e krimit të organizuar, forcimin e institucioneve të zbatimit të ligjit dhe reduktimin e korrupsionit.

Të Ngjashme