Shkencë & Teknologji

Shenja në goma – a e dini cili është funksioni i saj?

Kohë të reja, zakone të reja.

Sot të gjithë përpiqen t’i tregojnë botës dhe konsumatorëve se po veprojnë në përputhje me parimet e ekologjisë dhe qëndrueshmërisë, ndërsa përjashtim nuk bëjnë as prodhuesit e gomave.

Pirelli ka dizajnuar një logo të re për identifikimin e gomave që përmbajnë të paktën 50 për qind materiale me origjinë biologjike dhe të ricikluar.

Shenja e re, e cila paraqet dy shigjeta në formë rrethi, është vendosur në produktet e reja dhe do t’u tregojë qartë blerësve se për çfarë lloj gomash bëhet fjalë.

Kjo shenjë është përdorur për herë të parë në gomat P Zero E.

Këto goma përmbajnë më shumë se 55 për qind materiale me origjinë biologjike dhe të ricikluar, siç është konfirmuar nga Bureau Veritas, një lider botëror në verifikimin e përputhshmërisë dhe certifikimin e standardeve të cilësisë, mjedisit, shëndetit, sigurisë dhe përgjegjësisë sociale (ISO 14021). /Telegrafi/

Të Ngjashme