Lajme

Sheshi “Skënderbeu” mbushet me qytetarë, nis grumbullimi për “Marshin për Liri”

Qytetarë të shumtë kanë nisur të grumbullohen në sheshet kryesore të Prishtinës, në prag të “Marshit për Liri”, i organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Në mesin e pjesëmarrësve shihen qytetarë me flamuj të UÇK-së, ndërsa në shesh janë vendosur edhe fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Kosova po pret” është motoja e marshit, përmes të cilit organizatorët dhe pjesëmarrësit synojnë të përcjellin mesazhin e tyre për drejtësi.

Nga platforma “Liria ka Emër”, e cila ka organizuar marshin, kanë bërë të ditur se përgatitjet për aktivitetin kanë përfunduar.

“Marshi për Liri” pritet të nisë në orën 14:00, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve./teve1.info/

Të Ngjashme