Lajme

Sheshi “Skënderbeu” mbushet për të katërtën natë radhazi me protestues kundër vendimit të Speciales në Hagë

Protesta kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ka vazhduar edhe sonte në Prishtinë.

Edhe në natën e katërt numër i madh qytetarësh janë mbledhur për ta kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale, e cila dënoi ish-krerët e UÇK-së.

Protestuesit shihen të mbajnë flamuj të ndryshëm me UÇK-në, e figurat e luftës.

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit nuk mungon as në ditën e katërt të protestës në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

 

Të Ngjashme