ShowBizzz

Shkak fama/ Akili godet personazhet e “Andale” (Video)

Aktori Akil Varfi ka qenë i ftuar në emisionin e ri të Malbora Gurrës, “n’Vibe”, ku përveç karrierës dhe jetës profesionale, ka folur edhe për eksperiencën e tij në “Ferma VIP”.

Varfi e cilësoi pjesëmarrjen në reality show si një eksperiencë jo të mirë për të, duke treguar se është penduar për vendimin për t’u bërë pjesë e formatit.

Megjithatë, një tjetër moment i intervistës ka marrë vëmendje në rrjet. Gjatë rubrikës së pyetjeve, moderatorja e pyeti aktorin se cilin konsideronte “VIP-in më të mbivlerësuar në Shqipëri?”

Akili fillimisht bëri një ndarje të qartë mes personazheve që ai i konsideron VIP-a dhe atyre që, sipas tij, kanë fituar thjesht popullaritet.

“Nuk janë VIP-a, nuk mund t’i konsideroj VIP-a, por po them këta njerëzit që kanë marrë famë. Po them këta njerëzit e ‘Andale’”, tha Akili.

Me këtë përgjigje, aktori la të kuptohej se, sipas tij, fama e fituar nga personazhet e “Andale” nuk mjafton për t’i konsideruar ata figura VIP.

Deklarata vjen në një kohë kur disa prej personazheve të “Andale” kanë fituar një audiencë të konsiderueshme në rrjetet sociale dhe videot e tyre arrijnë shifra të larta shikueshmërie, duke i kthyer në emra të njohur veçanërisht për publikun e ri.

Mbetet për t’u parë nëse deklarata e Akil Varfit do të sjellë ndonjë reagim nga vetë personazhet e “Andale”.

Të Ngjashme