Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti Columbia në Nju-Jork ka arritur të krijojë përmes modifikimit gjenetik sepjet e para që lëshojnë dritë të kuqe nën dritën fluoreshente.
Studimi, i publikuar si një draft paraprak në platformën bioRxiv, përfaqëson herën e parë në histori që një gjen krejtësisht i ri është futur me sukses në trupin e një cefalopodë.
Ndonëse krijimi i neuroneve që ndriçojnë kur janë aktive është vetëm hapi i radhës, ky sukses u ka dhënë një shtysë të madhe studiuesve të cefalopodëve.
“Ky është një hap gjigant përpara në aftësinë tonë për të krijuar organizma transgjenikë,” tha për revistën Science Joshua Rosenthal, biolog në Laboratorin e Biologjisë Detare, duke shtuar se zbulimi hap një sërë mundësish të reja.
Ndryshe nga shumica e kafshëve të tjera, sepjet mund të na tregojnë saktësisht se çfarë shohin përmes lëkurës së tyre.
Çdo qelizë në trupat e tyre pa kocka mbart gjenin për një proteinë sintetike fluoreshente, përfshirë qelizat vezë dhe ato të spermës, çka do të thotë se edhe pasardhësit e tyre shkëlqejnë.
