Analisti politik, Selami Shkodra, në emisonin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka deklaruar se nëse nuk arrihet një marrëveshje dhe vendi të ketë president atëherë përgjegjësia bie mbi, Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
“Në rast se nuk arrijnë të krijojnë një marrëveshje dhe një mirëbesim për t’i dhënë vendit një president, atëherë përgjegjësia bie ekskluzivisht mbi këta dy njerëz. Për arsye se kanë negociu kanë prezantu emra, janë dakorduar për kriteret, kanë drejtuar një proces të negociatave, dhe nuk kanë arrit në fund të tejkalojnë një interes të ngushtë të interesave të tyre për ti dhënë vendit atë që popopulli presin, qytetarët më shumë se një vit e gjysmë.”, u deklarua Shkodra.
Tutje, ai tha se do të priste edhe reagim qytetarë nëse vendi shkon sërish në zgjedhje të reja, për shkak të mos arritjes së zgjedhjes së presidentit të vendit.
“Mendoj se janë aq të pjekur, sa për të mos lejuar të rrëshqasë në një mundësi të zgjedhjeve të reja. Sepse përndryshe nuk do të kishte justifikim, edhe unë do të prisja një reagim të qytetarëve në rast se do të ndodhte kjo me një papërgjegjshmëri të skajme të lidershqipit. Për faktin se nuk mund të thuash që ka emra pa fund të personaliteteve që plotësojnë ato kritere, dhe mos të jesh i gatshëm që ta bindesh palën tjetër që të jetë pjese e procesit për ti dhënë vendit president”, tha ndër të tjera ai.
PDK e Aleanca nuk i kanë përjashtuar protestat gjatë muajit shtator.
