Lajme

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Jabllanicë të Leshanit

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë i trafikut që ndodhi disa ditë më parë në rrugën Pejë-Klinë, në fshatin Jabllanicë e Leshanit.

Gruaja e cila kishte mbetur e lënduar rëndë nga aksidenti nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë të enjten në orët e para të mëngjesit.

Lajmin për Tëvë1 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Ka qenë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Sot në orët e mëngjesit jemi njoftuar se personi në fjalë ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti po hetohet”, ka deklaruar Gashi për Tëvë1.

Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat që çuan në aksidentin tragjik.

Të Ngjashme