Lajme

Shkrumbohet banesa private në Qytet Studenti, shpëtojnë mrekullisht nëna dhe dy fëmijët

Një banesë private është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30, në zonën e Qytetit Studenti.

Sipas informacioneve paraprake, në momentin e zjarrit në banesë ndodheshin një nënë e divorcuar dhe dy fëmijët e saj. Fatmirësisht, të tre kanë arritur të dalin në kohë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata janë dërguar për kontroll në spital por nuk kanë pasur dëmtime nga zjarri apo tymi.

NEWS  U arrestua vite më parë bashkë me të vëllain për vrasje/ Kush është Kreshnik Mujeci që u ekzekutua sot në Lezhë (Foto)Si pasojë e flakëve, banesa është shkrumbuar plotësisht, duke u bërë e pabanueshme.

Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, por dyshohet për shkëndijë elektrike. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e ngjarjes.

Të Ngjashme