ShowBizzz

“Shoku im i ngushtë”, Selin Bollati i bën dedikimin e veçantë Gimbos

Selin Bollati ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta me DJ Gimbon përmes InstaStory, duke shprehur edhe një herë afërsinë dhe dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

Në fotografitë e publikuara, dyshja shfaqen së bashku, derisa Selin ka zgjedhur një dedikim të veçantë.

Të lidhura

None found

“Je shoku im i ngushtë”, ka shkruar ajo krahas postimit duke treguar raportin e afërt që kanë krijuar.

Edhe pas përfundimit të aventurës së tyre në Big Brother VIP Albania 5, Selin dhe DJ Gimbo kanë vazhduar të jenë pranë njëri-tjetrit dhe të ndajnë momente që dëshmojnë lidhjen e fortë mes tyre.

Postimet e fundit kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët vazhdojnë të komentojnë për marrëdhënien dhe afërsinë e dyshes jashtë shtëpisë së famshme.

Ata nisën romancën brenda formatit, por që jashtë është bërë edhe më e fortë.

Kjo dëshmon se lidhjet brenda nuk krijohen vetëm për lojë, siç potencohet dhe ka aludime vazhdimisht.

Të Ngjashme