Lajme

Tentim vrasje në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur të dielën në Podujevë ka njoftuar Policia e Kosovës.

Për këtë rast është arrestuar një i dyshuar.

I arrestuari, sipas policisë ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, por nuk e kishte qëlluar.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhoja e amës e cila është sekuestruar si provë materiale. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet nga policia./teve1.info/

Të Ngjashme