Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, rreth orës 11:30, në pikën kufitare Hani i Elezit është shoqëruar në stacionin policor një shofer kamioni, pasi nga rimorkioja e tij kanë dalë edhe katër persona të tjerë të panjohur.
Sipas Policisë, njëri nga personat është ndaluar, ndërsa të tjerët kanë ikur.
Policia bën të ditur se viktima është shtetas i huaj dhe dyshohet se ishte kontrabanduar nga i dyshuari.
“Është shoqëruar në stacionin policor vozitësi i kamionit, i dyshuari mashkull, pasi që nga rimorkioja e tij kanë dalë katër persona të panjohur, ku njëri nga personat është ndaluar nga policia, ndërsa tre të tjerë kanë ikur. Viktima, mashkull, shtetas i huaj, dyshohet se ishte kontrabanduar nga i dyshuari. Njësia përkatëse është duke u marrë me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.
