Deputetja e zgjedhur nga Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se përgjegjësia e formimit të institucioneve të Kosovës është mbi Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin, pasi sic ka thënë ajo ketë përgjegjësi ia ka dhënë qytetar.
Muliu-Shoshi ka thënë se poashtu përgjegjëse për bllokadën aktuale është te kjo parti.
“Nuk është përgjegjësi e PDK qa ta konstituojë Kuvendin e as të ketë propozim për kryeministër, sepse qytetari i ka besua Albin Kurtit për një veprim të tillë. PDK nuk e ka përgjegjësin kryesore të formimit dhe konstituimit të Kuvendit dhe institucioneve tjera. Përgjegjësia kryesore për formim të institucioneve është tek Albin Kurti, por edhe përgjegjësia për bllokadë të shtetit dhe funksionimit të shtetit është e Albin Kurtit”, ka thënë Musliu –Shoshi në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Ajo ka thënë se qëndrimi i PDK-së është që të mbetet në opozitë, ndërsa ka thënë se nuk e kanë obligim t’i japin votat për presidentin nëse LVV dhe LDK arrijnë marrëveshje.
Por, ajo ka thënë se kur të ketë një emër, PDK do të dal me qëndrim.
“PDK nuk ka fuqi as ta zgjedh presidentin as ta propozoj në këtë rast dhe nuk e ka asnjë obligim të vetëm që pa një marrëveshje politike t’i dhuroj 22 vota”, është shprehur Musliu-Shoshi.
Sa i përket mundësisë së shkuarjes në zgjedhje të reja, ajo ka thënë se PDK është kundër, por siç është shprehur ajo, as nuk mund t’i ndalojë.
“PDK nuk i do zgjedhjet dhe nuk ka as fuqi që t’i ndalojë zgjedhjet, për arsyet se kemi vetëm 22 deputetë dhe nuk mund t’i ofrojmë zgjidhje kësaj katrahure politike”, ka thënë ajo.
