Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se kjo parti nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme për presidentin e cila nis në orën 17:00.
Sipas tij, kjo seancë është “show propagandues i VV-së”.
“Nuk marrim pjesë në seancë”, ka thënë kreu i LDK-së para mediave
Bazuar në afatin e Gjykatës Kushtetuese, deputetët vetëm deri nesër kanë kohë të zgjedhin presidentin e ri, sepse në të kundërtën, vendi shkon në zgjedhje.
