Lajme

Shpërthim me tri’tol në portën e një banese në Elbasan, shkaktohen dëme materiale

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka dëmtuar derën e jashtme të rrethimit të një banese në lagjen “Çlirimi” në Elbasan.

Sipas Policisë, nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit ose autorëve

Njoftimi i Policisë:“Elbasan/Informacion paraprak. Në lagjen “Çlirimi”, është dëmtuar, dyshohet me lëndë plasëse, dera e jashtme e rrethimit të banesës së shtetasit Sh. F., 69 vjeç.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, shkruan Policia.

Të Ngjashme