ShowBizzz

Shpresojmë mos të kenë të njëjtin fat! Shtëpia e re superluksoze e JLo dhe Ben ka një të kaluar kriminale

Jennifer Lopes dhe Ben Affleck janë bërë me shtëpi të re.

Thuhet se kërkimi për një strehë të përbashkët zgjati disa muaj dhe më në fund çifti vendosi për njërën.

Rezidenca mahnitëse ndodhet në Beverly Hill dhe ka kushtuar 60.85 milionë dollarë.

Ka 12 dhoma gjumi, 15 oxhakë dhe 24 tualete, por gjithashtu ka një të kaluar paksa shqetësuese.

Disa nga pronarët e mëparshëm të shtëpisë së re të Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë patur probleme me ligjin kur kanë jetuar në këtë rezidencë. Gazeta “La Opinion” ka raportuar se rezidenca u ble nga Curtis Somoza në vitin 2004, por ai u arrestua pak më pas dhe u dënua me 25 vjet për një mashtrim të skemës Ponzi.

Skema Ponzi është një formë mashtrimi që josh investitorët dhe u paguan fitime investitorëve të mëparshëm me fonde nga investitorët më të fundit.

Në vitin 2007, shtëpia u ble nga Jeoung Lee, një biznesmene koreano-jugore dhe nuk pati shumë skandale përgjatë një dekade, por që përdorej dhe shpesh u jepej me qira qiramarrësve që kanë patur probleme.

Ishte në vitin 2015 kur Majed Abdulaziz Al-Saud, një princ saudit, hyri në pronë dhe, sipas The Hollywood Reporter, ai u arrestua nga policia lokale pas sulmit të dyshuar ndaj gruas. Megjithatë, prokurorët e Qarkut të Los Angelosit nuk e ndoqën kurrë atë, pasi nuk kishte prova të mjaftueshme për të ngritur ndonjë akuzë.

Në vitin 2016, pasuria u ble nga Gala Asher dhe u shpenzuan miliona dollarë për ta bërë atë një aset prej 60 milionë dollarësh që është tani.