Shqipe Mehmeti-Selimi, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe bashkëshortja e Rexhep Selimit, njërit nga të akuzuarit në Dhomat e Specializuara në Hagë, i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në “Marshin për Liri”.
“Faleminderit secilit prej jush që u bashkuat në Marshin e Lirisë, në mbrojtje të çlirimtarëve tanë. Faleminderit për praninë dhe mbështetjen tuaj. UÇK-ja ishte, është dhe do të mbetet e pastër. Ajo është krenaria e mbarë kombit shqiptar dhe nuk mund të njolloset nga asnjë gjykatë. Tani presim 16 shtatorin dhe vendimin në Dhomat e Specializuara në Hagë, me shpresën dhe besimin se do të jetë vendim lirues, ashtu siç e meritojnë çlirimtarët tanë. Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja”, ka shkruar Shqipe Mehmeti-Selimi në “Facebook”.
“Marshi për Liri” u organizua ditën e sotme në Prishtinë.
Organizatorët thanë se morën pjesë rreth 100 mijë pjesëmarrës.
