Inspektorati i Përgjithshëm i Shqipërisë dhe Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Kosovës kanë formalizuar një hap të rëndësishëm drejt integrimit dhe fuqizimit të kapaciteteve institucionale.
Përmes një marrëveshjeje të re bashkëpunimi, të nënshkruar nga Dashnor Sula nga Inspektorati i Përgjithshëm i Shqipërisë dhe Lyra Osmani-Ahmeti, Inspektore e Përgjithshme e Kosovës.
Të dyja palët janë angazhuar për thellimin e partneritetit dypalësh në fushën e inspektimeve.
“Marrëveshja vendos një kuadër konkret bashkëpunimi në disa drejtime kryesore:Harmonizimi i metodologjive dhe praktikave të inspektimit;Shkëmbimi i ekspertëve dhe përvojave profesionale;Digjitalizimi dhe modernizimi i proceseve inspektuese;Trajnime dhe zhvillim i vazhdueshëm profesional;Projekte dhe iniciativa të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit të Përgjigjëm të Shqipërisë.
Sipas Inspektoratit të Përgjithshëm, ky hap shënon një zhvillim domethënës drejt përmirësimit të standardeve të kontrollit dhe mbikëqyrjes, duke garantuar një sistem më efikas, transparent dhe në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm institucional mes dy vendeve.
