ShowBizzz

Shqipja debaton ashpër me Bucin: Ti lë gruan për 200 mijë euro

Banorët e Big Brother VIP Kosova 2 janë mjaft aktiv duke u përfshirë në dinamika dhe debate të shumta.

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në mes të Shqipes me dy banorët e tjerë, Bleron dhe Ylli Dervishin, i njohur edhe si Buci.

Teksa ata të dy ndodheshin në oborrin e shtëpisë me disa prej banorëve të tjerë, Shqipja nisi të debatonte me ta.

TS Poll - Loading poll ...

Ajo u shpreh se të dy janë në gjendje të bëjnë çdo gjë për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

“Ti lë gruan për 200 mijë euro”, iu drejtua Shqipja-Bucit.

Kujtojmë që ky debat i Shqipes vjen pas natës së ‘Prime’, ku partnerja e Bucit erdhi për t’u ballafaquar me të pas afërsisë së tij me Santianën.

Përballja me të fejuarën ndikoi që Buci të distancohen nga Santiana, ndonëse kishin krijuar një miqësi me njëri-tjetrin.