ShowBizzz

Habit Blero, thotë se po i mungon gruaja

Blero dhe Eronita vazhdojnë të jenë ndër çiftet më të përfolura të momentit, sidomos tani kur pritet që së shpejti të bëhen prindër.

Dyshja shpesh tërheq vëmendje me paraqitjet dhe momentet që ndajnë me ndjekësit.

Së fundmi, këngëtari ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet pranë Eronitës. Fotografia është shoqëruar me mbishkrimin: “I miss you”, duke lënë të kuptohet se ai po e ndien mungesën e saj, shkruan “Kosovarja”.

Nga sa është bërë e ditur, çifti mund të jetë i ndarë për disa ditë, pasi Eronita jeton mes Sarajevës dhe Prishtinës, duke bërë që jo gjithmonë të jenë pranë njëri-tjetrit.

Të Ngjashme