ShowBizzz

Operacion antidrogë në Turqi! Aktorja e njohur merret në pyetje nga autoritetet

Një operacion i gjerë i autoriteteve turke ka tronditur botën e showbiz-it, pasi disa figura publike janë shoqëruar dhe marrë në pyetje në kuadër të një hetimi për lëndë narkotike.

Sipas burimeve të prokurorisë së Bakırköy, hetimet lidhen me dyshime për “posedim dhe përdorim të lëndëve narkotike”, si edhe “lehtësim të konsumit të tyre”.

Operacioni është zhvilluar në disa zona të Stamboll dhe në Muğla, ku persona nga fusha e muzikës dhe kinematografisë janë marrë në pyetje dhe janë dërguar për analiza mjeko-ligjore.

Mes emrave të përfshirë ishte edhe Serenay Sarıkaya, e cila pas dëshmisë është dërguar për ekzaminime shëndetësore dhe analiza biologjike në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Pas përfundimit të procedurave, aktorja është liruar në përputhje me vendimin e autoriteteve.

Sipas raportimeve, hetimi është pjesë e një operacioni më të gjerë kundër rrjeteve të trafikut të drogës, ku më herët janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike dhe janë identifikuar struktura të dyshuara për shpërndarje dhe përdorim.

Autoritetet turke kanë bërë të ditur se disa persona janë liruar pas analizave, ndërsa të tjerë janë paraqitur para gjykatës me masa të ndryshme sigurie, përfshirë ndalim udhëtimi dhe detyrim paraqitjeje.

Të Ngjashme