Ndërsa qytetarët në Shqipëri vijojnë protestat, Taulant Balla dhe zyrtarë të tjerë të mazhorancës shfaqen në një tjetër realitet në Strasburg, duke luajtur letra dhe duke shijuar momente relaksi.
Pamjet tregojnë Ballën, Arbjan Maznikun, Pirro Vengun dhe zyrtarë të tjerë të ulur në një tavolinë duke luajtur “murlan”. Në video, Balla shihet me puro në dorë, ndërsa letrat i lë hapur mbi tavolinë.
See also Ledioni i reagon komenteve që kërkonin largimin e Luizit nga BBVA për këtë arsyePor momenti i qetësisë për zyrtarët socialistë është ndërprerë nga qytetarë që i kanë përballur drejtpërdrejt, duke i pyetur se çfarë po bëjnë për Shqipërinë dhe pse po kalojnë kohën duke luajtur letra, ndërsa në vend qytetarët protestojnë.
“Çfarë po bëni për Shqipërinë? Po lozni me letra, po kënaqeni?”, dëgjohen t’u thonë qytetarët. Më tej, ata i akuzojnë se po shijojnë resorte dhe luks me taksat e shqiptarëve: “Ju me taksat tona! Për të ndenjur në resorte, për të luajtur me letra!”.
See also I FUNDIT/ Hoxha: Jemi drejt qeverisë teknike, Edi Rama është i rrethuar, ja çfarë do i ndodhë! Kush pritet të qeverisëEpisodi është përmendur edhe nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili ironizoi Ballën gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian: “Taulantit do i shkonte puro shumë më tepër po mos ta fshihte… por duket se instinkti i vjen natyrshëm”.
