Lajme

Shqiptari shpëton 50-vjeçarin nga mbytja: Humanizmi nuk ka kufi (Video)

Një shqiptar në New Jersey është bërë protagonist i një akti heroik, duke ndihmuar në shpëtimin e një 50-vjeçari që rrezikonte të mbytej në ujërat e oqeanit.

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, me gazetarin Xhensil Shkëmbi, Xhemo Lanica rrëfen momentet e vështira të ndërhyrjes dhe mënyrën se si, së bashku me disa shpëtimtarë të plazhit, arritën ta nxirrnin në breg personin që ishte në rrezik.

Lanica, me origjinë nga Ulqini dhe prej shtatë vitesh emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon se nuk u mendua dy herë kur pa se jeta e personit ishte në rrezik.

NEWS  Revolta prej 51 ditësh kundër Ramës, protestuesit mesazh të qartë: Nuk ndalemi deri në largimin e kryeministritI rritur pranë detit, ai thotë se eksperienca e tij e ndihmoi të përballej me situatën, edhe pse rrymat e forta të oqeanit dhe pesha e personit e bënë ndërhyrjen veçanërisht të vështirë.

Pas pak çastesh, Lanica-s iu bashkuan edhe disa shpëtimtarë që punojnë në plazh. Pas rreth 15 minutash përpjekje dhe koordinimi, 50-vjeçari u nxor në breg.

“Për të vërtetë falënderoj Zotin që isha aty dhe që të mund t’i jap një dorë për ta ndihmuar. Në raste të tilla nuk ke pse të mendosh dy herë kur jeta e një personi tjetër është në rrezik”, tregon Lanica për Euronews Albania.

NEWS  “I burgosuri ka kryer marrëdh*nie me psikologen”/ Habit avokati: Është normale! Ndjenja janë (Video)Pas shpëtimit, shqiptari pati mundësi të komunikonte edhe me 50-vjeçarin, i cili e falënderoi dhe i tha se për të ishte një “shans i dytë në jetë”.

Lanica thekson se në këtë ngjarje nuk ishte vetëm ai që kontribuoi. Sipas tij, të gjithë personat e pranishëm ndihmuan në mënyrën e tyre, nga ata që jepnin instruksione deri te personat që tërhiqnin litarin.

NEWS  Hotelet dhe vilat e sekuestruara nga SPAK, të kthehen në azile për pensionistët“Humanizmi nuk ka kufi, nuk ka fe dhe nuk ka nacionalitet”, shprehet ai.

Për Lanica-n, kjo ngjarje është edhe një moment që tregon anën tjetër të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, larg stereotipeve dhe lajmeve negative.

“Sot kemi doktorë, avokatë, njerëz me shkollim të lartë dhe po përfaqësohemi shumë mirë. Unë jam vërtet krenar për të gjithë shqiptarët dhe bashkëatdhetarët e mi”, thotë ai.

Të Ngjashme