Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, po kalon një moment jashtëzakonisht të dhimbshëm. Përmes disa postimeve prekëse në profilin e saj në Instagram, ajo ka ndarë me ndjekësit lajmin e hidhur për humbjen e parakohshme të një prej mikeshave të saj më të afërta, të cilën e konsideronte si një person të shtrenjtë të shpirtit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Nju Jork dhe mban përmasa sa tronditëse aq edhe tragjike. Sipas lajmeve, mikja e saj ka humbur jetën në mënyrë aksidentale pasi ka rënë në një pusetë të zbuluar në rrugët e qytetit.
E thyer shpirtërisht nga ky lajm i papritur, Albëria ka publikuar një fotografi krah mikes së saj, shoqëruar me fjalë rrëqethëse që tregojnë lidhjen e tyre të fortë.
“Me këpute shpirtin me ikjen tënde zemra ime. Ti ishe dhe do të jesh mikja ime e shpirtit. Sa të kem frymë do t’i kujtoj momentet me ty,” ka shkruar Albërija, duke u shprehur se do t’i mungojë pafundësisht zëri dhe dashuria e saj e pakushtëzuar.
