Lajme

Shtetasi i Kosovës humb jetën në aksidentin në rrugën Rozhajë–Beranë

Dy persona të tjerë mbetën të lënduar në aksidentin e trafikut.

Shtetasi i Kosovës, E.M. (47), ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën magjistrale Rozhajë–Beranë, kanë bërë të ditur për “Vijesti” nga Drejtoria e Policisë, transmeton ‘Bota sot’.

Aksidenti ka ndodhur në orën 15:45, ndërsa në të janë përfshirë dy automjete. Si pasojë, përveç viktimës, janë lënduar edhe dy persona të tjerë.

Trafiku është normalizuar pas përfundimit të hetimeve në vendin e ngjarjes.

Të Ngjashme