ShowBizzz

Shuhet në moshën 83-vjeçare mbretëresha e “Rock’n Roll”, Tina Turner

Tina Turner, një nga vokalistet legjendare të rock-ut dhe interpretuesja më karizmatike, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, kanë konfirmuar agjentët e saj.

Në një deklaratë ata thanë se Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka ndërruar jetë sot e qetë në moshën 83-vjeçare në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Zyrihut, Zvicër.

“Me të, bota humbi një legjendë muzikore dhe një model.”

TS Poll - Loading poll ...

Ylli i lindur në SHBA ishte një nga këngëtaret më të pëlqyera të rrokut, e njohur për praninë e saj në skenë dhe një varg hitesh, duke përfshirë The Best, Proud Mary, Private Dancer dhe What’s Love Got To Do With It. /abcnews.al