Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit në lokalin “Principote” në Ksamil, ku 29-vjeçari Sokrat Vata goditi për vdekje me thikë turistin portugez Luis Miguel Varela Mendes.
Gazetarja theksoi se sherri gjatë festës ka nisur në fillim brenda lokalit, ndërsa vrasja është shënuar në pjesën e shezllongeve. Në sherrin masiv është përfshirë edhe efektivi i policisë Moisid Matushaj, i cili ishte i punësuar në këtë biznes.
Gjatë përleshjes fizike, Vata ka pësuar lëndime dhe më pas ka dalë jashtë duke e qëlluar për vdekje me thikë të riun. Gazetarja tha se ka qenë një punonjës i lokalit që ka njoftuar policinë, ndërsa efektivi Moisid Matushaj, i cili ka qenë gjithashtu pjesë e sherrit, e ka ndihmuar që të largohet.
NEWS Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës në Brazil: U dorëzua pa rezistencë, si ra policia në gjurmët e tij“Në debat e sipër ka ndërhyrë edhe një punonjës policie. Ka qenë i punësuar në mënyrë të dyfishtë. Ka ndërhyrë edhe ai. Është bërë sherr i madh. Në momentin që edhe Sokrat Vata ka pësuar dëmtime, se është plagosur, ka dalë dhe më pas te pjesa e shezllongeve e ka goditur me thikë. Ai është larguar nga vendi i ngjarjes me ndihmën e një kolegu të tij. E ka shoqëruar deri dikur por nuk ka qenë i qartë se çfarë ka ndodhur por i është thënë nga ana e Sokrat Vatës që duhet të shkojmë në spital se kam plagë. Ai e ka lënë në mes të rrugës dhe është ky punonjës i lokalit që ka njoftuar policinë. Ndërsa Moisid Matushaj ka qenë pjesë e sherrit, por edhe një ngjarje tjetër të ndodhur po në Sarandë dhe më pas ka ndihmuar Sokrat Vatën për tu larguar”, tha gazetarja.
NEWS “Mora ish-gruan në telefon, pastaj sherr me gruan”, si histori filmash, italiani që inskenoi vrasjen e tij në Shqipëri: Dilja në Vlorë, thoja jam shkrimtarGazetarja Lala theksoi se dyshohet që sherri ka nisur për shkak të një vajze shqiptare, e cila është identifikuar përmes kamerave të sigurisë, e cila pritet të merret në pyetje.
“Flitet për një vajzë shqiptare e cila do të merret dëshmia për shkak se është identifikuar përmes kamerave, portugezi ka qenë në lokal me shtetas francezë.”, tha ajo.
NEWS Të shtëna me armë në vend, sherr i madh mes disa personashGazetarja paralajmëroi gjithashtu se priten edhe arrestime të tjera.
“Priten arrestime të reja. Drejtoria e Policisë së Vlorës dhe prokuroria janë duke firmosur të tjerë urdhër arreste. Bekim Bulica, pronari, ka problematika dhe ka qenë i skeduar në aktivitet kriminal. “, tha ajo.
