Seksi është një ndër komponentët më të rëndësishëm në ecurinë e një marrdhënieje. Ai jo vetëm forcon lidhjen fizike mes dy partnerëve, por edhe vendos një ekuilibër emocional mes të tyre. Por kur bëhet fjalë për seksin gjatë shtatzënisë, shumë çifte shprehen skeptikë që në ditët e para që marrin vesh se do të bëhen prindër.
Rreth 30-40% e çifteve nuk bëjnë dashuri gjatë shtatzënisë pasi kanë frikë mos dëmtojnë fetusin. Qetësohuni! Nuk ka asgjë më të shëndetshme se sa seksi gjatë kësaj periudhe. Së pari, duhet të dini që fetusi është i mbrojtur në qesen amniotike të nënës, e cila e izolon atë nga bota e jashtme. Fetusi mund të ndjekë lëvizjet, por nuk është i përfshirë në raport pavarësisht pozicionit seksual të prindërve.
Nuk ekziston asnjë rrezik që penisi të penetrojë mbështjellën amniotike të fetusit, madje as në rastin e një pentrimi të thellë. Kjo sepse vagina dhe mitra janë të ndara dhe kanë dalje të veçanta, me një distancë 4-5 cm larg njëra-tjetrës. Nëse i frikësoheni pozicionit të misionarit, seksi oral është një zgjidhje shumë e mirë gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë.
Pas kësaj periudhe, trupi i femrës ndryshon përmasat si dhe ka një rritje të numrit të hormoneve, të cilat shtojnë tek ajo dëshirën seksuale. Në këtë fazë gruaja shtatzënë përjeton orgazma intensive,të cilat shpeshherë japin ndjesinë e kontraksioneve të mitrës. Seksi gjatë shtatzënisë ndikon në shëndetin kardiovaskular të gruas shtatzënë dhe fetusit. Vihet re një rritje e fluksit të gjakut dhe pasurim i venave me oksigjen. Gjithashtu ai ndikon në shëndetin e lëkurës, flokëve dhe thonjve.